Aktualitet

Politikani i njohur italian nxjerr thikën dhe qëllon për vdekje emigrantin 39-vjeçar

Një politikan italian i partisë “Lega”, Massimo Adriatici, ka qëlluar për vdekje një emigrant maroken.

Sipas ANSA, ngjarja ndodhi mbrëmjen e të martës në Piazza Meardi, në Voghera,  ku Adriatici nxori armën dhe vrau marokenin 39-vjeçar pasi një konflikti në lokal.

Adriatici, i cili ka licencë për armë, pretendon se marokeni, i cili ishte një emër i njohur për drejtësinë, sulmoi klientët që ndodheshin në lokal, si dhe atë vetë.

Policia tha se ai e qëlloi dhe e goditi emigrantin pranë zemrës pasi u shty nga ai, ndërsa raportohet se viktima ishte në gjendje të dehur.

Kreu i “Lega”, Matteo Salvini, pretendon se Adriatiku veproi në vetëmbrojtje.

Viktima, Youns El Boussetaoui, kishte një rekord të frikshëm penal për kërcënime, rezistencë ndaj arrestimit, drogë, drejtim makine në gjendje të dehur dhe pa licencë, mashtrimi dhe armëmbajtje pa leje, thanë burimet gjyqësore.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker