Vora News
Prefekti i Tiranës z.Afrim Qendro, për Blerim Sherën

Prefekti i Tiranës, z. Afrim Qendro ka postuar në llogarinë e tij një shkrim për kandidatin e partisë socialiste për Vorën, për zgjedhjet e 6 marsit.
Postimi i tij:
Me Blerim Sherën, kandidatin e Partisë Socialiste për Bashkinë Vorë në zgjedhjet e 6 marsit. Një mësues i përkushtuar po aq sa edhe babai i tij, Rustemi, me të cilin na lidh një miqësi e hershme. Jam besimplotë jo thjesht në fitoren e Blerimit që s’e dyshon më njeri, por edhe se ai do t’i shërbejë Vorës dhe fshatrave përreth me të njëjtin pasion e qytetari siç ka bërë deri më tani si mësues. Mbarë e mirë Blerim! #PartiaSocialiste
#BlerimSherapërVorën
#skakohëpërpushim
