Aktualitet

Protestuan me arkivol për vrasjen e Rashës, arrestohen organizatorët në Durrës

Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht në Durrës, pas akuzave për organizim manifestimi të paligjshëm, në lidhje me protestën për vrasjen e Klodian Rashës nga një efektiv policie.

Policia thotë se të ndaluarit, edhe pse ishin në dijeni se këto aktivitete nuk lejohen për shkak të masave pandemike, ata kanë vijuar protestën.

Një ditë më parë, dhjetra të rinj kanë protestuar në Durrës për vrasjen e Klodian Rashës. Ata mbanin në duar një arkivol, ku kërkonin drejtësi për të riun 25-vjeçar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. M., 24 vjeç dhe A. B., 30 vjeç, si dhe proceduan penalisht shtetasit A. V., 20 vjeç dhe F. D., 23 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik“”, – thuhet në njoftimin e policisë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker