Aktualitet

PS mbyll fushatën në Tiranë/ Rama: I kërkoj falje Zahos që nuk e mora, por Linda nuk më la

Që  në fjalët e para të nisjes së fushtatës përmbyllëse në Tiranë, kryeministri Edi Rama i kërkoi falje djalit të tij, Zahos meqë nuk e mori dot.

Kreu i qeverisë po ashtu sulmoi edhe opozitën për ngjarjen e rëndë në Elbasan, duke thënë se është shumë i bindur që Partia Socialiste është drejtimi i vetëm dhe i duhur.

I kërkoj falje Zahos, se nuk e mora sot këtu, se donte të vinte, po nuk e la Linda. Dhe Zaho e pyeti pse nuk më le të shkoj, Linda i tha se ti nuk voton. Po mirë i tha Zaho, kur të rritem unë ti do më votosh? Por unë nuk i kam thënë Zahos që për të arritur në këtë stad duhet një punë e madhe patronazhimi.

Dhe me patronazhistët dua ta nis, për t’i falenderuar për punën e madhe. Dhe pas asaj të Elbasanit, jam i bindur më shumë se kurrë që ne jemi drejtimi i duhur. Ka Zot, se ata që i bënë të gjitha ato kundër jush, dolën zhveshur, po jo si unë zhveshur, se ashtu nuk dalin dot as ashtu, se kur mendoj ata zhveshur mos o Zot, dolën zhveshur me gjithë përmasën e karakterit të tyre. Se gjithë Shqipëria u trondit nga humbja e një jete, morën përsipër të thoshin se ata e kanë një grup të armatosur të shpërndarë kudo,” tha Rama.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker