Aktualitet

Qeveria jep 100 mijë lekë për 10 mijë të punësuar! Ja kush përfiton

Qeveria ka miratuar një ndihmë solidare prej 10 mijë lekësh për 10 mijë të punësuar dhe ish-të punësuar në vitin 2020 në subjektet e transportit publik, qytetas, ndërqytetës dhe shërbim taksi.

Drejtori i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja bëri të ditur se fondi është vënë në dispozicion nga institucioni që ai drejton.

“Ky është një tjetër akt solidar në prag të festave të fundvitit nga DPSHTRR – MIE për sektorin e transportit rrugor të udhëtarëve. DPSHTRR vuri në dispozicion të Qeverisë Shqiptare fondin vjetor të bonusit nga realizimi i bilancit të 2019-ës si ent, duke e hequr nga vetja për t’ua shpërndarë 10 mijë individëve në prag të vitit të ri. Akti i tretë sivjet nga DPSHTRR”, theksoi Gonxhja.

Gonxhe tha se ndihma solidare e miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave është në vlerën e 10 mijë lekëve. Kjo ndihmë bëri të ditur ai, do kalojë direkt në numrat e llogarive bankare sipas listës dhe brenda dhjetorit 2020.

Po ashtu, Gonxhe informoi se u miratua gjithashtu edhe shtesa për 420 paga lufte prej 26 mijë lekësh për punonjësit dhe ish-punonjësit në subjektet e transportit publik, qytetas dhe ndërqytetës të cilët nuk mundën ta përfitonin te Paketa e Qershorit, financuar po nga DPSHTRR.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker