Aktualitet

Rama e nis ditën duke u bërë thirrje qytetarëve: Shfrytëzoni deri në fund muajin e hapur të vaksinimit

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme e ka nisur me një thirrje për të gjithë qytetarët që të vaksinohen kundër Covid-19.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Rama shkruan se deri më tani në vendin tonë janë kryer  1 milion e 350 mijë vaksinime.

“MIRËMËNGJES dhe me ftesën për çdo qytetar për të shfrytëzuar deri në fund MUAJIN E HAPUR TË VAKSINIMIT, edhe sepse situata e epidemisë në vend me variantin e ri të koronavirusit, i cili po shqetëson seriozisht të gjitha vendet, kërkon prej të gjithëve një akt moral e qytetar për mbrojtjen e shëndetit, po edhe të të tjerëve, ju uroj një ditë të mbarë

*** vaksinimi ndaj #Covid19 bëhet në qendrat shëndetësore, poliklinika si dhe në pikat e vaksinimit të përqëndruar.

Deri tani mbi 1 milion e 350 mijë vaksinime të kryera” shkruan Rama në postimin e tij.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker