Aktualitet

Rama heq orën policore në zonat turistike, zgjat me 60 minuta muzikën në lokale

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se hiqet ora policore për zonat turistike në të gjithë Shqipërinë. Teksa ka komentuar protestën e biznesmenëve në Lungomare të Vlorës, të cilët kërkojnë shtyrjen e afatit për lejimin e muzikës dhe aktivitetin e bareve dhe restoranteve, kryeministri thotë se në Lungomare ka një ndotje akustike të tmerrshme dhe propozon që kushdo që kërkon të kërcejë, mund të dalë në natyrë. Kryeministri gjithashtu ka njoftuar zgjatjen me një orë të muzikës nëpër lokale nga 20 korriku.

REAGIMI I PLOTE I RAMES:

Protestë në Lungomare për muzikën? 1.Lungomare s’ka muzikë po ndotje akustike të tmerrshme ku përzihen dhjetra linja burime menjëherë 2.E drejta e atyre që duan zhurmë muzikore tërë natën nuk fiton dot mbi tē drejtën e atyre që natën duan zhurmën e detit

3. Siç është lajmëruar, nga data 20 korrik muzika do të ndalet në 23.00 në çdo zonë turistike të banuar dhe kush do të kërcejë e të këndojë tërë natën po të dojë, le të organizohet në natyrë, në pika ku nuk shqetëson njeri – si në tërë botën e civilizuar turistike.

Mbrëmjen e djeshme, një protestë simbolike e biznesmenëve në Vlorë që vendosën Himnin Kombëtar pak minuta para skadimit të afatit të lejuar për muzikën, përfundoi me përplasje me policinë. 4 persona u shoqëruan, ndërsa një grua u shoqërua me dhunë dhe u gjobit 10 milionë lekë të vjetra në lokalin ku ishte administratore. Bizneset kërkojnë shtyrjen e afatit të lejuar për muzikën deri në 00:00 dhe për bizneset në Lungomare deri në 02:00. Mbi 90 biznese nga sot kanë pezulluar shërbimin në shenjë proteste. 

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker