AktualitetPolitikë

Rama i dedikon Metës takimin elektoral në Skrapar, tregon shkakun që u ndau rrugët dhe e lë amanet: E kam shok

Kryeministri Edi Rama ia ka dedikuar Presidentit Ilir Meta takimin e tij elektoral në Skrapar. I ndodhur me ekipin e 25 prillit për Skraparin, Rama tregoi fillimet e njohjes me Metën, për çfarë i është mirënjohës dhe se si ka arritur që të përçahet situate mes tyre. I

pranishëm në Skrapar, Rama tha se Metës i është shumë falenderues, sepse ka prezantuar me kanionet, dhe për të ka qenë një nga eksperiencat më të bukura dhe se kurrë nuk do të kishte dashur që gjërat të shkonin në këtë pikë me Presidentin. Me tonë ‘pishmani’, Rama tha se Meta duhet të zbresë nga maja ku ka hipur dhe se për këtë gjë duhet t’i vijnë në ndihmë qytetarët e Skraparit që e kanë vëllanë e tyre.

Kreu i Qeverisë tha gjithashtu se Meta ngriti një rrap të madh vetëm me farën e LSI-së që hodhi në Skrapar. Madje Rama shtoi se në fillimet e bashkëpunimit me LSI-në, filloi të çmendej edhe ekipi i tij dhe t’I thoshte se çdo gjë duhej bërë siç e bën LSI-ja. Por, debate që u ndau rrugët ishte ajo për Reformën në Drejtësi. Rama tha se ka qenë Meta ai që i ka thënë se edhe sikur flota amerikane të shkojë dhe t’i drejtojë tytat nga shtëpia e tij, ajo reformë nuk kalon, por që në fund ka kaluar. 

Në fund, Rama u largua nga Skrapari duke lënë amanet Presidentin Ilir Meta. Teksa mbyllte fjalën e tij, Rama tha se kush ka ende afeksion për Metën duhet ta zbresë nga maja, teksa e quajti atë shok dhe vëllanë e skraparlinjve. Madje shtoi se sikur të kishte pak raki do të ngrinte një dolli për Metën bashkë me Nasip Naçon sepse në fakt ka ngrënë bukë me të dhe nuk dëshiron që ta shohë keq. Ndërsa në takimin e zhvilluar në Berat, vetë Naço tregoi para të gjithëve marrëdhënien e ngushtë që kishte pasur me Ramën gjatë kohës që mbante postin e ministrit të Drejtësisë, duke mos i kursuer sulmet ndaj LSI-së. 

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker