Aktualitet

Rama i përgjigjet Bashës: Lulëzim, politika me fatkeqësitë është si makina pa zinxhirë në borë

Kreu i qeverisë Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha i cili e akuzoi se në këto tetë vite ka bërë vetëm propagandë ndërkohë që qytetarët vijojnë të jenë në çadra.

Rama thotë se çfarë bëri ai pas tërmetit e dinë të gjithë, ndërsa kujton se në kohën e qeverisjes së PD, mijëra njerëz linin shtëpitë. Ai shton se politika me fatkeqësitë është si ajo makina që ngec në rrugë dhe s’ka zinxhirë në rast dëbore.

“Lulëzim! Se çfarë bëra unë pas tërmetit, qytetarët e dinë. Se çfarë bëri e po bën kjo qeveri për përballimin e pandemisë edhe këtë e dinë. E mbajnë mend edhe ç’bëhej deri dje me përmbytjet kur mijëra njerëz linin shtëpitë e me dëborën kur rrugët bëheshin pista skish për makina!.

Politika me fatkeqësitë është si ajo makina që ngec në rrugë se s’ka zinxhirë për rrotat në rast dëbore dhe s’ka qytetar normal, sado i pakënaqur me qeverinë, që të bëhet rrotë me zinxhir si Andi Bushati, për të të besuar ty rrugën e të ardhmes së Shqipërisë për inat të qeverisë!”, shkruan Rama.

Basha i kujtoi Ramës 9 premtime të pambajtura ndërsa shtoi se më 25 Prill do të përfundojë kjo epokë, pasi do fitojnë shqiptarët.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker