Aktualitet

Rama inspekton punimet e qendrës së re urbane në Bubq: 7 pallate dhe 78 shtëpi individuale gati për në vjeshtë

Kryeministri Rama ndodhej këtë të hënë në Bubq, për të inspektuar nga afër punimet në qendrën e re urbane.

Lagjja e re rezidenciale e Bubqit po merr formën përfundimtare dita-ditës, teksa punimet vijojnë me ritme të larta për t’i dorëzuar si apartamentet, ashtu dhe shtëpitë individuale banorëve të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. 

Qendra e re urbane e Bubqit do të jetë gati në vjeshtë me 7 pallate, 78 shtëpi individuale, shkollën dhe qendrën administrative.Aktualisht, punimet për realizmin e pallateve janë drejt përfundimit. Lagjja rezidenciale, sipas drejtorit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, në tetor do të ketë formën përfundimtare. 

Pallatet do të jenë të pajisura me ambiente të përbashkëta publike dhe gjelbërim.“Për shkollën ka mbaruar karabinaja e po mbyllet sistemi i termoizolimit dhe kanë filluar rifiniturat e brendshme”, tha Agolli dhe theksoi se me fillimin e vitit të ri shkollor në shtator, shkolla do jetë gati për nxënësit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker