Aktualitet

Rama inspekton punimet e shkollave në Shijak: Gati për 550 nxënës që do rikthehen në shtator

Kreu i qeverisë, Edi Rama ndodhej këtë të hënë në Shijak, për të inspektuar nga afër punimet që janë kryer në shkollat “Lidhja e Prizrenit” dhe “Petrit Llaftiu”.

Në të dija shkollat kanë përfunduar punimet dhe tashmë janë gati për të pritur sezonin e ardhshëm, për 550 nxënës të cilët do të rikthehen në shtator në bankat e shkollave.

“Shijak – Aty ku shkollat “Lidhja e Prizrenit” dhe “Petrit Llaftiu” kanë rilindur më të mëdha, më të forta e më të bukura, për 550 nxënës që do të rikthehen në shtator”, shkruan kryeministri krahas videos së publikuar.

Për 180 ditë kanë përfunduar punimet në të dyja shkollat 9-vjeçare. Shkolla ‘Lidhja dhe Prizrenit’ dhe ‘Petrit Llaftiu’, kanë 80 klasa, 4 laboratorë dhe ambiente ndihmëse që ju shërbejnë të dyja shkollave.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker