Aktualitet

Rama ironi me kryedemokratin në Durrës: Basha ka lëshuar pëllumbat

Kryeministri Edi Rama ka ngritur tonet në Durrës, teksa ka thënë se komunisti i vërtetë ndodhet në Gjirin e Lalëzit. Në dutën e fundit të fushatës elektorale, Rama tha nga Durrësi dhe kryedemokrati Lulzim Basha i ka lëshuar pëllumbat dhe vjen vërdallë me flokët me xhel, duke premtuar ato që nuk kanë njerëzit. Sipas Ramës, premtimet e Bashës do të vërtetohen pas pilafit.Votoni 12 që derrat si dinozaur dhe lopët si krokodilë mos ju dalin më përpara dhe mos ju rrejë mendja se kur flasim për shkuarjen mbrapa bëjmë retorikë, i patë, ka Zot që i nxori lakuriq, jo si puna ime paqësor, i nxori lakuriq për t’i kujtuar shqiptarëve se ky është momenti për ta ndarë historinë më dysh për familjen tuaj. A je në vete? A je në vete more? Ku je i djathtë ti? Ti i ke lëshuar pllumbat se thonë që jemi të djathtë, jemi anti-komunistë. Kush është komunist këtu, Milva, Çela, kush është? Komunistin e keni në Gjirin e Lalëzit o të djathtë, i vjen era pusetë. Ai flokët xhel dynjoja dhe ty thotë njerëzve fjalët gjithë sheqer dhe rrugën madje ja shtruan me sheqer. Luli u jep të gjithëve atë që se ka. U jep të gjithëve atë që nuk ka sesi ta ketë por ai di një gjë, që në historinë tonë ka pasur njerëz që janë bërë shumë e më shumë për ti rënë shkurt. Të gjitha ato që thotë Luli do të vërtetohet mas pilafit ta marr një herë votën e këtyre dhe i çoj te tramvaji i Tironës. Me 25 prill nuk ka më shans që ky popull të hajë sapunin për djathë,”- tha Rama.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker