AktualitetPolitikë

Rama komenton grumbullimet e Bashës në Fier: Vetë hipur mbi makinë, nën këmbë ta hajë kush ta hajë

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar sërish grumbullimet në Fier gjatë takimit elektoral të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës.

Rama ka publikuar në faqen e tij në Facebook, dy foto që i cilëson si “dy botë”. Në të parën shfaqen të moshuarit në radhë për të marrë vaksinën, ndërsa në tjetrën Basha gjatë takimit sot në Fier.

“DY BOTË – Njëra lufton për të shpëtuar jetën e të gjithëve pa dallim, tjetra bën përsheshe me virus për politikë pa din e as iman…

*Vazhdon vaksinimi masiv në gjithë ShqipërinëVazhdon paralelisht edhe infektimi masiv, për vete hipur mbi makinë, nën këmbë ta hajë kush ta hajë”, shkruan kryeministri.

Gjatë fjalimit të tij para mbështetësve Basha u bëri thirrje që të ruajnë distancën dhe të mbajnë maskën, megjithëse kjo duket se ka qenë e pamundur për t;u respektuar.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker