Aktualitet

Rama mbyll fushatën në Vlorë: Të dielën tregojini Metës se nuk ka parë gjë akoma…

Edi Rama zgjodhi që ashtu si në 2017 ta mbyllë fushatën për zgjedhjet e 25 Prillit në Vlorë, që është një nga dy qarqet që kandidon për deputet.Qyteti bregdetar është kthyer në një arenë të fortë përplasje, që kur në Vlorë është zhvendosur Presidenti Ilir Meta, për të parandaluar atë që ai e cilëson “tërmetin e dytë nga Damiani”, pasi në këtë qark kandidon Gjiknuri. Kryeministri u kërkoi vlonjatëve t’i tregojnë Ilir Metës që nuk ka parë gjë akoma.

“Unë sot e kuptova që nga Vlora nuk kam parë gjë akoma. Unë sot ju kërkoj ju që jeni këtu dhe të gjithë atyre që para se të jenë socialistë, demokratë, të majtë, të djathtë, të kënaqur, të pakënaqur, janë vlonjatë, që të dielën t’i tregojnë tërë Shqipërisë dhe sidomos atij turpi kombëtar që quhet president, që nuk ka parë gjë akoma.Më pyeti një ditë Damiani, më tha ore na mbeti Likja në Vlorë, i thash është ajo puna e derës së xhamisë, ka shkuar te dera e xhamisë dhe në 25 prill Vlora do ja lërë përgjithmonë historisë, atë, Saliun, Lulin, Monikën dhe tërë paçavuret që na janë qepur mbrapa 30 vite. Nëse na jepni 9 mandate do të bëjmë 12 herë më shumë për Vlorën” tha Rama.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker