Aktualitet

Rama me deputetët e PS: Kush nuk na e zbardhi faqen të lirojë vendin!

Në mbledhjen e parë pas fitores së 25 Prillit, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ata që nuk e kanë arritur objektivin e vendosur duhet të lirojnë vendin. Rama u shpreh se të gjithë duhet të mobilizohen që tani për të arritur dy fitoret e radhës në atë të zgjedhjeve vendore dhe zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të vitit 2025.

Rama deklaroi se duhet të ngrihet një Komision i Posaçëm për riorganizimin e partisë me anëtarësime të reja. Ndërkohë që u shpreh se në përvjetorin e PS, duhet të paraqitet vizioni për Shqipërinë 2030. Kreu i qeverisë bëri me dije se qeveria e re do ngrihet fill pas përfundimit të verës.

“Jo të gjithë keni dalë të lumtur. Nuk është aspak retorike kjo që po them. Duhet të ndiheni fitues si pjesë e skuadrës fituese. Për ta kthyer këtë fitore të madhe tonën në një fitore të madhe për Shqipërinë. Gjithë këtu pa përjashtim e kanë dhënë një kontribut për këtë fitore e cila është përgatitur në katër vite dhe jo në katër javë fushatë.

Të jeni të qartë për mua nuk kanë rëndësi votat individuale por realizimi I objektivit të madh. Gara e brendshme në listat e hapura e cila ndodhte për herë të parë ka sjellë të mirat e saj dhe disa problem. Gjynah që nuk kemi mundur ta maksimizojmë rezultatin final me plus katër mandate të cilat i lamë rrugës për shkak të numrit të madh të votave të pavlefshme. Kjo është një 74 shumë më domethënëse pas një mandati të dytë të vështirë për shkak të tërmetit dhe pandemisë që e bënë këtë mandate me të jashtëzakonshim. 

Mesazhi im është të jeni gati për fitoren e ardhshme dhe atë të fitores më tej. Në zgjedhjet vendor dhe zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025. Të kuptojmë ku dhe si duhet të ndërhyjmë për të reformuar më tej qeverisjen, strukturën e PS dhe vetë Shqipërinë. Duhet të nisim menjëherë një fushatë hapje të PS për të krijuar përfshirje të të gjithë atyre që duan të bëhen pjesë e kësaj familje. Kush nuk e ka arritur objektivin duhet t’ia lërë vendin dikujt tjetër. Kush nuk ia ka zbardhur faqen kësaj shumice. Duhet të ngrihet një komision i posaçëm riorganizimi për anëtarësime të reja. Me 12 qershor PS mbush 30 vjeç. Duhet të paraqesim vizionin Shqipëria 2030. Qeveria e re duhet të formohet fill pas verës”, tha Rama.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker