Vora News

Rama në Vlorë: Gëzuar për Hashim Thaçin dhe luftëtarët e tjerë të UÇK që nuk ndodhen sot në shtëpi

Në 108 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, presidenti i vendit, Ilir Meta, kryeparlamentari Gramoz Ruçi dhe Kryeministri Edi Rama kanë marrë pjesë në ceremoninë e ngritjes së Flamurit në Vlorë.

Shefi i qeverisë përmes një prononcimi të shkurtër për mediat ka pasur një urim të veçantë për Hashim Thaçin dhe ish-luftëtarët e tjerë të UÇK.“Dëshiroj të uroj të gjithë shqiptarët kudo janë këtë ditë të Pavarësisë së Shqipërisë. Njëkohësisht në këtë ditë është edhe dita e lindjes të komandantit legjendar të luftës çlirimtare të Kosovës dëshiroj tju uroj festën e Flamurit dhe Pavarësisë, presidentit Hashim Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij të UÇK-së që sot nuk gjenden në shtëpi”, është shprehur Rama./

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker