Aktualitet

Rama nga Korça: Furnizimi me vaksinat e “Pfizer”-it fillon të hënën

Kryeministri Edi Rama, ka deklaruar nga Korça se ditën e hënë do të fillojë furnizimi nga “Pfizer” i shpërndarjes së vaksinave anti-Covid, pas një tërheqje nga ana e kësaj kompanie.

“Sa i përket vaksinës, besoj se po e ndiqni çfarë po ndodh në Euroë dhe vështirësitë që kanë ende për ta garatuar. Kompania “Pfizer” ka bërë një frenim të prodhimit me argumentin se i duhet kohë për të financuar investimin. Raporti i prodhimit me kërkesën është i zhdrejtë, – u shpreh Rama. – Por më vjen mirë që ia dolëm të dalim nga rrethimi ku u gjendëm jo për fajin tonë dhe arritëm të kemi kontratë me Pfizer për 500 mijë doza, kjo e rinovueshme”.

Rama pohoi se në Shqipëri “do të duhet të kishin ardhur 10 mijë doza në këtë fund janari, por ‘Pfizer’ bëri bllokim dhe nuk i patëm në kohë vaksinat, por bëj mirë të them se kemi marrë konfirmim se do të fillojë furnizimi nga ‘Pfizer’ ditën e hënë”, tha Rama.

Gjithashtu Rama shtoi se qeveria është në përfundim të bisedimeve për kontratën me kompaninë “AstraZeneca” për vaksina anti-covid.

“Kemi negociata të avancuara më ‘AstraZenecën’, jemi jo larg finalizimit të një kontrate me ta”, – tha ai.

Rama, i bëri këto deklarata gjatë një takimi me qytetarët e Korçës, ku u diskutua për ndarjen e projekteve të realizuara në këtë qytet dhe  projektet që ende janë në proces. 

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker