Aktualitet

Rama publikon pamjet nga maketi i Portit të Durrësit: Ndër portet më të mëdhenj në Mesdhe

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një foto ku shihet maketi i sapo përfunduar për ndërtimin e portit të Durrësit, ku sipas kreut të qeverisë do të jetë një prej porteve më të mëdha turistikë në të gjithë Mesdheun. Rama

teksa shpërnda një fotot të projektit, shkruan se u ndërtua në studion urbanistike të Emaar Group në Dubai.

Mirëmëngjesi dhe me maketin e sapo përfunduar në studion urbanistike të Emaar Group në Dubai, për transformimin e Portit të Durrësit në një prej porteve më të mëdha turistikë të Mesdheut, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri.

Kujtojmë se më 16 prill u prezantua edhe plani për ndërtimin e këtij porti të ri që do të jetë edhe më i madhi në Ballkan me një investim prej 2 miliard eurosh nga kompania Emaar Group. 

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker