Aktualitet

Rama publikon videon/Shikoni si duket ‘Sheshi Shqiponja” pas hapjes së tunelit numër 4

Kreu i qeverisë Edi Rama ka publikuar një video nga ‘”Sheshi Shqiponja”, nga ku po vijojnë punimet për hapjen e rrugës.

Kryeministri bashkëngjitur videos shkruan se pas hapjes së tunelit 4, që ndikoi në lehtësimin e qarkullimit të mjeteve, pritet që të hapet edhe tuneli numër 3.

Hapja e këtij tuneli do të lehtësojë qarkullimin e mjeteve që vijnë nga Durrësi në drejtim të zonës së Astirit.

“Pas hapjes së tunelit Nr.4️ që ndikoi në lehtësimin e qarkullimit të mjeteve, së shpejti do të bëhet edhe hapja e tunelit Nr.3️ i cili do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve nga Durrësi në drejtim të zonës së Astirit dhe krijojë kushtet për përshpejtimin e ndërtimit të tuneleve të tjera në proces”,- shkruan Rama.

https://fb.watch/4yWIMBwr5r/

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker