Opinion

Rama të japë dorëheqjen”, Basha me mesazh për Ramën: Nuk bëhem pjesë e lojës së tij, e ka lënë Shqipërinë në vend numëro!

Kreu i Partisë Demokratike, lulzim Basha, i është drejtuar me një mesazh të fortë kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar të marrë përsipër përgjegjësitë për dështimet e tij dhe të japë dorëheqjen.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Basha thekson se nuk ka ndërmend të bëhet pjesë e lojës së Ramës, ndërsa shton se sjellja e tij është tipike e humbësit, që akuzon këdo dhe nuk pranon asnjë përgjegjësi për vete.

Mesazhi i Bashës:

Është qesharake se si njeriu që e ka lënë Shqipërinë prej 8 vjetësh vend numëro e nuk ka bërë as edhe një hap para, i lejon vetes të merret me mua, në vend që të marrë përsipër përgjegjësitë për dështimet e tij e të japë dorëheqjen.

Unë nuk kam ndërmend të bëhem pjesë e kësaj loje. Kjo është sjellja tipike e humbësit që akuzon këdo dhe nuk pranon asnjë përgjegjësi për vete. Shqiptarët janë ngopur me të dhe llojin e tij.

Para 8 vjetësh shqiptarët në vend të një kryeministri, morën një aktor estrade që e la Shqipërinë vendnumëro. Estrada e Ramës po ju kushton shqiptarëve shumë shtrenjtë. Ka ardhur koha që Shqipëria të ketë një kryeministër të vërtetë. Me 25 prill Rama humb dhe Shqipëria fiton.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker