Aktualitet

Rikthehen protestat në Shkodër me thirrjet “Rama ik”, policia rrethon institucionet

Një javë nga protesta e dhunshme në qytetin e Shkodrës, ku u bastis dhe dogj edhe selia e PS-së, qytetarët janë mbledhur sërish sot në tubim.

Protesta ka nisur para pak orës 11:00 në sheshin “Luigj Gurakuqi”.

Një grup i forcave të rendit janë vendosur pranë Prefekturës së Qarkut Shkodër.

Me thirrjet “Rama ik”, apo duke përdorur edhe fjalë banale, me dhjetëra të rinj kanë nisur të grumbullohen në qendër të qytetit.

Më herët prej tyre ishte shpërndarë njoftimi në rrjetet sociale për protestat, të cilët nuk kanë një skenar, apo organizator.

Të shtunën e kaluar, protesta e nxitur nga vrasja e Klodian Rashës prej një efektivi policie, precipitoi në dhunë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker