Opinion

Rikthehet nga SHBA, Rama njofton një konferencë për vrasjen e Klodian Rashës

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Tiranë thuajse pas një jave në SHBA dhe menjëherë ka deklaruar se do shprehet sot për ngjarjen e rëndë të vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie.

I akuzuar për heshtjen e tij ndaj vrasjes së Klodian Rashës, Rama ka vendosur të flasë sot, në orën 18:00.

“Më në fund në Tiranë! Sot në 18.00 do të ndaj me shqiptarët qëndrimin tim për vdekjen tragjike të 25 vjeçarit nga efektivi i Policisë së Shtetit! Faleminderit paraprakisht kujtdo që do të gjejë kohën të më ndjekë në tv apo fb”, shkruan Rama.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker