Aktualitet

Rindërtimi, Veliaj:S’do gjejmë rehat deri në mbarimin e shtëpisë së fundit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në kuadër të programit të rindërtimit ka vizituar këtë të hënë familjen Dumi në Vaqarr, e cila hyri në shtëpinë e re.

Veliaj qeveria do të kujdeset që të mbarojnë edhe shtëpitë e fundit të dëmtuara nga tërmetet

“Njerëzit po përgatiten për të shkuar me pushime, ndërkohë që për ne të Bashkisë korriku-gushti janë muajt më të vështirë sepse hapim të gjithë kanalet, shtrohet asfalti, rregullojmë shkollat që hapen në shtator, kopshtet, çerdhet dhe vazhdojmë me proçesin e rindërtimit. Siç ka lënë porosi kryeministri, deri tek shtëpia e fundit. Nuk do të gjejmë rehat deri sa të mbarojë edhe shtëpia e fundit edhe të sigurohemi që secili është futur në një banesë të re”, pohoi Veliaj.

Ai nënvizoi se teksa vijon puna për ndërtimin e disa shkollave të reja në periferi të Tiranës, edhe në qendër po ndërtohen 10 shkolla të reja.

“Do vijojë puna për shkollat në periferi si: shkolla në Pezë, Pezë të vogël, Pezë-Helmes, në Vaqarr. Ndërkohë që do të vazhdojmë me shkollat në qendrat më të urbanizuara dhe më të populluara të Tiranës. Do të hapen 10 shkolla të reja edhe në qendër të Tiranë. Duke filluar nga shkollat e reja në Don Bosko, “Vaçe Zela”, “Kristo Frashëri”. Shkollat e reja që ne kemi në Kodër-Kamzë, “Nënë Tereza” dhe “Kenedy”, shkolla e re “Andrea Stefani”, kemi edhe shkollën e re “Qazim Turdiu”, “Hasan Vogli” është gjithashtu një shkollë e re. Gjithashtu kemi disa shkolla të tjera në të cilat po punohet për përmirësimin e kushteve”, bëri me dije Veliaj.

Kujtojmë se tërmeti i 26 nëntorit 2019 shkaktoi dëme të mëdha në banesa, ndërkohë që prej atëherë nuk ka përfunduar ende procesi i rindërtimit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker