Vora News

Rinisja e fluturimeve në Rinas, reagon Rama: Ilir kam një lajm të keq për ty, plani me Saliun të dështoi

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi ministrja e Infrastrukturës njoftoi se do të rinisin fluturimet në aeroportin e Rinasit.

Kujtojmë se 64 kontrollorë lanë punën e tyre në aeroport, duke bërë që të ndalen fluturimet tashmë për 24 orë.

Rama shkruan në rrjetet sociale, se ka një lajm të keq për presidentin Ilir Meta. Sipas Ramës, plani i Metës me Saliun për bllokimin e vaksinimit e rikthimin e  Rrunpallës në prag të zgjedhjeve dështoi.

Më tej, Rama shprehet se dokrrat me reflektime e auditime, t’i vazhdojnë “me Leshkon dhe Leskon në skutat e OFL!”

Postimi i plotë:

Ilir kam një lajm të keq për ty: Vaksinat vijnë sot dhe fluturimet rifillojnë normalisht nesër! Plani yt me Saliun për bllokimin e vaksinimit e rikthimin e  Rrunpallës në prag të zgjedhjeve dështoi! Dokrrat me reflektime e auditime, vazhdoji me Leshkon dhe Leskon në skutat e OFL!

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker