Aktualitet

Risi në Kodin Penal / Të dënuarit deri në tre vite mund të paguajnë, për të shmangur qelinë

Ekspertët kanë përcaktuar se vendimi për konvertim te dënimit jepet nga gjykata, kur konstatohet se autori paraqet rrezikshmëri të ulët shoqërore, apo dhe kur kërkohet nga vetë i akuzuari.

Nëse je dënuar nga gjykata për një vepër të lehtë, jo më shumë se 3 vite burg, izolimin në qeli mund ta shmangësh dhe dënimin mund ta konvertosh në pagimin e një shume të hollash në favor të shtetit.

Kjo është një nga risitë që është parashikuar në kodin e ri penal dhe është futur në draftin final të tij që do të paraqitet së shpejti për konsultim publik.

Në ligj është parashikuar që për çdo një ditë dënimi me burg të paguhet 5 mijë lekë të reja.

Në rast se shuma e te hollave nuk paguhet brenda 10 ditëve nga momenti kur vendimi ka marrë formë të prerë, vendimi i Gjykatës mund të revokohet me kërkesë të prokurorisë duke u rikthyer në dite burgu.

Por nga kjo dispozitë nuk aplikohet nëse vepra penale është kryer nga nënpunësit publike, për të akuzuarit për korrupsion , krime kundër drejtësisë , kundër personit apo edhe kundër dhunës në familje.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker