Aktualitet

Rrëmbehet nga piratët në Nigeri anija me pronarin Shqiptar

Disa piratë vendas kanë rrëmbyer në Nigeri një anije, që është në pronësi të një kompanie shqiptare.

Ministria e Jashtme ukrainase konfirmoi se gjashtë shtetas ukrainas ishin midis anëtarëve të ekuipazhit të rrëmbyer në brigjet e Nigerisë nga anija e mallrave me flamur kamerunas “STEVIA”.

Të mërkurën piratët sulmuan anijen në Gjirin e Guinesë, duke rrëmbyer tetë anëtarë të ekuipazhit, në 28 milje detare përkatësisht 51.8 kilometra larg brigjeve të Nigerisë, shkruajnë mediat e rëndësishme botërore.

Vajza e njërit prej marinarëve të kapur tha të shtunën se ishin gjashtë ukrainas në bordin e anijes.

“Po, ne jemi të vetëdijshëm për këtë situatë. Si rezultat i një sulmi pirat në anijen në brigjet e Nigerisë më 16 dhjetor, tetë anëtarë të ekuipazhit u kapën, duke përfshirë gjashtë shtetas ukrainas”, tha ajo.

Pronari i anijes së mallrave “STEVIA” është nga një kompani shqiptare, kështu që të dy ambasadat e Ukrainës në Nigeri dhe Shqipëri po marrin masat e duhura në lidhje me ngjarjen.

Gjiri i Guinesë është rajoni më aktiv ekonomik dhe i pasur me naftë i Afrikës. Aktiviteti i piratëve në rajon është rritur në vitet e fundit, duke bërë që Nigeria, Gana dhe rajone të tjera përreth të krijojnë një operacion koordinimi detar për të luftuar fenomenin. Lajmi ka gjetur përhapje të gjerë edhe në mediat ukrainase.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker