Aktualitet

Rrëzohet dekreti i presidentit Meta për Policinë e Shtetit

Komisioni i Sigurisë në Kuvendin e Shqipërisë, ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për ligjin e Policisë së Shtetit.

Dekreti është rrëzuar me shumicën e votave të mazhorancës, ndërsa deputeti i opozitës, Myslim Murrizi votoi pro dekretit.

Sipas mazhorancës, argumentimet e kreut të shtetit nuk qëndrojnë. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha se ligji është sjellë, sepse ia detyron kodi i procedurës. Ndërkohë ai shtoi se praktika të tilla ka në shumë vende të BE.

“Një drejtor i policisë në një land të Gjermanisë, ka autorizim të futet në një ambient privat dhe të vendosë një sekuestro. Ne këtu nuk e kemi. Policia shqiptare ka sot më pak atribute në krahasim me vendet e tjera të BE”, – u shpreh ministri.

Meta ktheu në Kuvend ligjin nr.133/2020 për “Policinë e Shtetit”, me argumentin se ai krijon hapësira për të gjurmuar dhe mbikëqyrur çdokënd përgjatë procesit zgjedhor.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker