Aktualitet

Rrugët janë përmbytur nga reshjet e shumta, ja kur do të përmirësohet moti

Reshjet e dendura të shiut kanë rikthyer përmbytjet. Vlora është një ndër qytetet më të rrezikuar, pasi rrugët janë mbushur plot me ujë dhe kanë sjellë problematika.

Problematike mbetet lagja Pavarësia, zona pranë Portit Detar dhe Universitetit të Vlorës, zona e Albano dhe Rominës, por edhe lagja 28 Nëntori pranë kishës Ortodokse në Vlorë.

Ndërkohë edhe në Shkodër gjendja nuk paraqitet stabël. Por kur do të përmirësohet moti?

Reshjet do të pësojnë dobësim vetëm gjatë orëve të pasdites, ku do të paraqitet një përmirësim gradual gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të ulën në mëngjes dhe mesditë, raporton meteoalb, duke u luhatur në vlerat 0 deri në 14 gradë celcius.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker