Politikë

Rrugëve të Nju Jorkut”! Basha: Pse Rama heshti 3 ditë për vrasjen e Rashës!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka sulmuar kryeministrin Rama, duke e akuzuar se ka i gënjyer shqiptarët se shkoi në SHBA për të siguruar vaksinën anti-Covid.

Duke u përqendruar te vrasja e të riut Klodian Rasha, kryedemokrati tha se Rama bridhte rrugëve të Nju Jorkut, në vend që të ngushëllonte familjen e 25-vjeçarit që u vra nga policia.

“Tre ditë rrugëve të Nju Jorkut, rrugëve më luksoze të atij qyteti, nuk gjeti kohë të ngushëllonte familjen Rasha dhe tani kthehet të fajësojë opozitën për shtetin që ai ka ndërtuar me arrogancë, paligjshmëri për çdo qytetar, harroni pastaj avancimin për integrimin”.

Basha theksoi se shefi i qeverisë, e shiti ish-ministrin e Brendshëm Sandër LLeshaj vetëm për të qëndruar në pushtet.

” Tre ditë heshti, sepse besoi se do e manipulnte këtë ngjarje. Komunikatat e policisë nuk dalin asnjëherë pa firmën e drejtorit të policisë dhe do vazhdonte të mos fliste, deri sa zemërata qytetare i erdhi te zyra dhe aty doli sipër, si ai njeriu që është gati të shesë këdo për të mbajtur pushtetin e tij, prandaj e shiti Sandër Lleshajn, jo sepse iu dhmbs ajo që ndodhi, por për lëkurën e tij”.

Sipas Bashës, largimi i Ramës nga pushteti është zgjidhja e vetme që kanë shqiptarët për t’i dhënë fund padrejtësisë dhe premtimeve të pambajtura prej 7 vitesh.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker