Aktualitet

Rusia i ofroi vaksinën, Rama: Provokim qesharak, mendova se ishte meme!

Kryeministri Edi Rama e cilësoi provokim dhe qesharake ofertën që ambasada ruse në Tiranë i bëri dje Shqipërisë për vaksinën përmes në postimi në rrjetet sociale.

Kreu i qeverisë shqiptare tha se kishte menduar se ishte një meme, pasi shtoi ai, për një shtet serioz është krejtësisht e papërshtatshme që të bëjë provokime të tilla.

“Unë kam menduar se ka qenë një meme, ajo që pashë që ambasada e Rusisë kishte postuar nga twitteri i drejtorit të komunikimit, një ‘retweett’ të shefes se Komisionit Evropian. Mendova se ishte një meme, për një shtet serioz është krejtësisht e papërshtatshme të bëj provokime të tilla, – tha ai, – dhe kur them provokim, nuk po i paraprij ndonjë demarshi pranë shtetit rus, sepse ky është një provokim qesharak, dhe nuk është mirë që një vendi serioz si Rusia të bëhet qesharak përmes këtyre postimeve dhe një ambasadë të sillet sikur është një seksion i Portokallisë, apo konkurrent i Portokallisë. Shpreh keqardhje, sepse nuk shoh arsye që ambasada e Rusisë të përfshihet në prodhimin e memeve”, u shpreh kryeministri.

Rama tha se pret që Rusia të kërkojë falje për veprimin që bëri. “Dhe postimi i ambasadës ruse nga ana ime konsiderohet i papërshtatshëm, një ndjesë e ambasadës ruse qoftë edhe për keqkuptimin do të ishte shumë e mirëpritur”, – tha ai.

Dje ambasada ruse në Tiranë iu përgjigj drejtorit të Komunikimit në kryeministri, duke theksuar se Rusia është e gatshme të shpërndajë vaksinën e saj kundër koronavirusit edhe në Shqipër

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker