Aktualitet

Sa snajperistë ka në Shqipëri? Artan Hoxha paralajmëron: Do zbulohen krime pa autorë

Gazetari i kronikës, Artan Hoxha duke folur rreth një snajperi të fuqishëm të kapur në arsenalet e armëve në kryeqytet, ka thënë se jo çdokush mund të përdor një armë të tillë. Ai ka theksuar rrezikshmërinë që mund të të përbëjnë  personat e stërvitur në Shqipëri për të përdorur snajper, pasi sipas tij shumë lehtë mund të inkriminohen nga grupe kriminale kundrejt pagesave të majme.

“Jo më larg se sot në Vlorë është kapur një snajper tjetër. Si kanë vijuar hetimet. Snajper u gjet tjetër në jug. Snajper i Elbasanit ndaj Ardian Çapjas. Apo sniper tjetër në Rrëshen ndaj Reçit. Jo kushdo mund ta bëjë. Sniper është një njeri i cili e ka dhunti dhe do trajnim të gjatë. Ka aftësi të veçanta.”

Hoxha më tej ka zbuluar se në vendin tonë janë trajnuar së paku 100 persona për të qëlluar me snajper. Ai ka shtuar se as 25% e këtyre personave sot nuk janë të punësuar në ushtri apo polici, çka mund të jetë një problem serioz, ku krimi mund të përfitojë për t’i përdorur për qëllimet e tyre.

“Më rezulton se në Forcat Komond janë trajnuar diku tek 75 sniper. 10 ishin në policinë ushtarake.  85 dhe 15 tek garda. Shkon diku tek 100. Pa RENEA-n. As 25% e tyre janë në punë. Pjesa tjetër kundrejt pagese mund të marrin në dispozicion. Grupet tona kriminale kanë potencial të sjellin armë të sofistikuara. Si arma që u kap në depon në Xhaminë Xhura. Bota e krimit i ka. Pjesëtarët e forcave Speciale do ta kenë parasysh. Për ata njerëz që i kanë trajnuar nuk duhet të lihen në rrugë, Kam dyshime që sniper që ka qëlluar në Elbasan është i jashtëm jo i joni. I penduar e ka dhënë me saktësi se si është gjetur depot. E kanë kontrolluar disa herë dhe nuk e gjenin dot. Është komunikuar dhe ai ua ka dhënë me saktësi të madhe se është e murosur arsenali i armëve. Dhe më pas janë detyruar. Enver Jamaku ua ka dhënë. Personazh nën akuzë është nga një familje e mirë. Biznesmen i ati shume i njohur. Ka pasaportë amerikane. Nuk të përputhin personazhin me faktin se nga vjen ai. Do jetë hetimi që do e zbardh. Policia ka dyshuar. Ka një detaj se oficeri komunikonte me Jamakun. Ai këmbëngulte dhe thoshte për murin se aty është boja me e freskët. Dhe muri më i ri.” tha Hoxha.

Ndërkohë sipas Hoxhës, me depot e armëve të kapura së fundmi, pas ekspertizave përkatëse, mund të zbulohen krime që sot janë pa autorë.

 “I dha rëndësinë e duhur kësaj sage. Do dalin edhe krime të fundit pa autorë në Tiranë.”  tha Hoxha.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker