Aktualitet

Sapo tentoi të flasë, u shkrep arma”, si u vra aksidentalisht në bilardo nga djali efektivi

Ngjarja e rëndë në kryeqytet këtë të të diel, ku efektivi i FNSH-së, Roland Bicerri, mbeti i vrarë aksidentalisht nga djali i tij 7-vjeçar, ka tronditur jo pak opinionin publik.

Ngjarja aksidentale ndodhi një rrugën “Shyqyri Brari” pranë Kopshtit Zoologjik. Ndërkohë që ditën e tragjedisë, viktima, së bashku me djalin e tij të mitur D.Bicerri kishin takuar në kafe shokun e tij Klajdi.B, i cili ishte ulur së bashku me babanë dhe vëllanë e tij.

Pasi kanë konsumuar kafen, Klajdi.B ka dashur të largohet, por Roland Bicerri ka këmbëngulur që të luajnë bilardo së bashku. Ata kanë shkuar tek bilardo dhe Roland Bicerri ka nisur lojën e bilardos me shokun e Klajdi.B, Freard.R.

Sipas dokumentit të siguruar Top Channel, pasi kanë bërë disa lojë, diku nga loja e katërt ka ndodhur edhe tragjedia.

Rolandi më parë kishte hequr armën e tij dhe e kishte lënë në një karrige pranë bilardos, pasi e pengonte në lojë.

Klajdi.B tregon se ishte ngritur në momentin që ndodhi ngjarja dhe po shikonte lojën. Në një moment Roland Bicerri ka parë djalin e tij 7-vjeç që kishte kapur armën dhe ia kishte drejtuar.

Ai është kthyer menjëherë, por sapo ka tentuar që të flasë, fëmija ka shkrepur armën duke e qëlluar në brinjë. Më pas ai ka rënë në gjunjë.

Shoku i viktimës, Klajdi.B ka nxituar për t’i marrë armën fëmijës dhe pasi i ka hequr karikatorin, e ka lënë atë po në karrigen ku fillimisht ishte lënë nga efektivi i FNSH, Roland Bicerri. Sipas dëshmive, djali i mitur ishte shokuar dhe gjatë gjithë kohës mbante veshët e zënë me gishtat e dorës. Fëmija është nxjerrë jashtë nga personat e pranishëm në vendngjarje.

Ndërkohë, sipas grupit hetimor, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, ku Roland Bicerri është vrarë me pistoletë tip “Glock” nga djali i tij.

Sipas tyre në pistoletë janë gjetur edhe 6 fishekë, ndërsa poshtë një tavoline është gjetur edhe predha që i mori jetën efektivit të FNSH. Viktima, plumbin që i kushtoi jetën e ka marrë në hapësirën 7-8 tek ndërbrinjët në anën e majtë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker