Aktualitet

Sekuestrohen armë, radio policie, drogë dhe lekë, 12 të arrestuar në Krujë, 3 në kërkim (Emrat)

12 persona janë arrestuar dhe 3 janë shpallur në kërkim në kuadër të një operacioni të gjerë në Krujë, ku janë sekuestruar; një armë zjarri pistoletë, dy armë gjahu, dy radio si të policisë, municion luftarak, lëndë narkotike dhe një sasi parash.

Të arrestuarit janë; Hasan Kroje 35 vjeç, Glodjan Kroji 32 vjeç, Leonard Kroji 27 vjeç, Nazmi Maloku 40 vjeç, Ymer Maloku 25 vjeç, Ervin Leka 25 vjeç, Sajmir Zaja 39 vjeç, Avni Ferra 47 vjeç, Haxhi Mema 33 vjeç dhe Saba Sallaku 19 vjeç, banues në Krujë. Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i Glodjan Zaja 33 vjeç dhe Altin Kroji 39 vjeç, banues në fshatin Vrijon për kultivim kanabisi dhe armëmbajtje.

Në kërkim janë; Blerim Durma 30 vjeç, Ilir Kroje 49 vjeç dhe Leonard Dema 20 vjeç, banues në Krujë. Policia deklaron se vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjere të implikuar në këtë aktivitet kriminal. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për hetime të mëtejshme

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker