Aktualitet

Serbia vijon me ritëm të shpejt vaksinimin, del para gjithë vendeve të Evropës, për dy javë 450 mijë njerëz kanë marrë dozat

SERBI-Serbia ka ecur me ritme te shpejta vaksinimi. Sipas TheGuardian, autoritet shëndetësore në Serbia kanë ecur përpara me vaksinimin, duke u cilësuar i pari në Evropë, sipas një raporti.

Vendi i vogël ballkanik ka vaksinuar më shumë se 450,000 të popullsisë së tij prej shtatë milionësh në pothuajse dy javë, një normë që tejkalon të gjitha shtetet e tjera në Evropë përveç Britanisë.

Ndryshim përbën fati që shumica e vaksinave është nga gjigandi farmaceutik kinez Sinopharm.

Ndërkohë, që Bashkimit Evropian është bllokuar nga vonesat dhe polemikat, Serbia, e cila shtrihet jashtë kufijve të bllokut ka dalë përpara duke siguruar marrëveshje me prodhuesit kinezë dhe rusë. Popullsia në Serbi mund të zgjedh nëse do të marrë dozat e vaksinës  Pfizer / BioNtech, Sputnik V dhe Sinopharm.

Që prej fillimit të pandemisë në Serbi janë shënuar 402.700 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 4,085 pacientë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker