Sfidat e shtetit për 2023, Presidenti Begaj mbledh sot Këshillin e Sigurimit Kombëtar

Këtë të hënë Presidenti Bajram Begaj, do të mbledhë Këshillin e Sigurimit Kombëtar, ku do të bëhet një analizë së gjendjes së sigurisë kombëtare dhe prioriteteve për vitin 2023. Mbledhja do të nisë në orën 14:00 dhe janë të ftuar të marrin pjesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit Kombëtar dhe të ftuar drejtues të institucioneve me rëndësi për sigurinë kombëtare.
“Analiza e gjendjes së sigurisë kombëtare dhe diskutimi i prioriteteve për vitin 2023”. Mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar synon që të japë një panoramë të plotë dhe integruar të gjendjes së Sigurisë Kombëtare në Republikën e Shqipërisë dhe të diskutojë prioritetet për vitin në vijim në funksion të angazhimit të plotë, gjithëpërfshirës të institucioneve në garantimin e sigurisë, lirisë dhe mirëqënies së qytetarëve. Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar janë ftuar të marrin pjesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit Kombëtar dhe të ftuar drejtues të institucioneve me rëndësi për sigurinë kombëtare”, thuhet në njoftimin e Presidencës.