Aktualitet

SHBA e shpalli “non grata”, Imami: Për Berishën në ambasadë mund të jetë ankuar vetëm Basha

Arben Imami ishte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” këtë të premte ku tregoi se pse nuk ka qenë shumë aktiv këto vitet e fundit në politikë. Ai u shpreh se u largua nga skena në vitin 2019 kur PD dogji mandatet. Por një tjetër arsye është edhe fakti që po merret me një projekt personal.

Unë deri në 2019, e thashë edhe në një takim tjetër, kam qenë shumë aktiv. Pasi PD u tërhoq nga parlamenti kam pasur kujdesin që të mos jem shumë aktiv në mënyrë të qëllimshme dhe për shkak se kam qenë i përfshirë në një projekt pune që është personal dhe që më ka ngrënë shumë kohë, mundim dhe që shpresoj që rezultati të jetë në raport me atë kapital kohe, mundimi njerëzor që kam hedhur. Kam një projekt.

Kam bërë pushim për këto dy arsye. Një, emocional se pse ishte shumë e mbingarkuar situata dhe PD e dobët. Unë këtë e kuptoja shumë mirë. Gjërat i kisha thënë dhe thashë, le ta provojmë, le ta provojmë edhe njëherë”, tha Imami

Më pas ish-ministri i Mbrojtjes, një nga themeluesit e PD-së, u rikthye duke komentuar edhe njëherë vendimin e SHBA-së për të shpallur Sali Berishën “non grata”.

Nëse është ankuar dikush për Berishën në ambasadën e SHBA-së që nuk e lejon të veprojë, është Lul Basha dhe jo Edi Rama. DASH thotë qartë, vendime të korruptuara që minojnë demokracinë.

Pas këtij togfjalëshi Berisha tha unë nuk jam vendimmarrës për largimin nga parlamenti dhe bojkotin e zgjedhjeve, që këto dy vendime nuk janë të miat por kryetarit të partisë.

Unë e di që ai (Basha) të gjitha i ka bërë vetë, përgjegjësia e Berishës është që e ka përkrahur vendimin e kryetarit të partisë, por nuk e ka marrë ai, për këtë të jeni i sigurt” tha ai.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker