Aktualitet

Shkarkimi i kritikëve, Basha: Nuk kam vepruar nga inati. Kam detyrë të veproj ndaj kujtdo që përçan partinë

Kryedemokrati Lulzim Basha është pyetur për vendimet që ka marrë ndaj kritikëve të tij, që aktualisht kanë dalë në mbështetje të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Gazetarët kërkuan të dinin nga Basha, nëse largimi i Luan Baçit nga drejtimi i PD-së në Fier si dhe i Flamur Nokës nga Komisioni i Sigurisë lidhej me mbështetjen e tyre ndaj Berishës.

Basha mohoi se ka vepruar në bazë të inatit apo zemërimit, duke e cilësuar sjelljen e tij shumë të butë ndaj demokratëve që tradhëtojnë interesat e partisë, siç i quan ai.

Kryedemokrati e konsideroi veten njeri të hapur ndaj kritikave që i bëhen, por në këtë moment nuk i quajti të tilla, por tentativa për të përçarë PD dhe për t’i shërbyer Edi Ramës.

Ai ka theksuar se vendimet që ka marrë janë për të parandaluar përçarjen e PD. Gjithashtu shtoi se nëse dikush vepron kundër interesave të partisë paralajmërohet dhe nëse nuk ndalon atëherë kryedemokrati nis të veprojë.

“Ky është një rrëfim i rremë nga fillimi deri në fund. Nëse ka ndonjë njeri të hapur ndaj mendimit kritik në këto 30 vjet, që ka përgjegjësi për të drejtuar këtë parti, ai jam unë.

Një gjë është mendimi kritik dhe një gjë tjetër është mendimi me vetëdije apo jo, për të përçarë Partinë Demokratike në shërbim të Edi Ramës.

Çdo kush që vendoset në pozita kontradiktore me interesat e demokratëve, thërritet dhe paralajmërohet por nëse vazhdon t’i bie me shkelm sakrificës së demokratëve, është detyra ime të veprojë dhe është neglizhencë e pafalshme të mos veprojë. Këto janë parimet me të cilat funksionojë unë.

Deklarimet që këto bëhen për inate, kush e njeh këtë parti këto 8 vite, e di që kurrë në asnjë rast të vetëm unë nuk kam vepruar as në bazë inati, as në bazë zemërimi. Madje jam akuzuar që kam qenë tepër i butë dhe tolerant, nga ata që prej kohës duhet të paguanin faturën e papërgjegjshmërisë dhe tradhëtimit të interesave të demokratëve. Dhe vendimi i fundit ka qenë për të parandaluar përçarjen mes demokratëve. Pasi interesat e askujt nuk do të prevalojnë mbi interesat e Partisë Demokratike dhe demokratëve shqiptarë”, theksoi Basha.

Pas vendimit të këtij të fundit për të përjashtuar ish-kryeministrin Sali Berisha në PD kanë nisur përplasjet. Deputetë si Flamur Noka, Albana Vokshi, Luan Baçi, Luçiano Boçi, Edmond Spaho, Edi Paloka, etj., kanë dalë në mbështetje të Berishës. Basha nuk ka heshtur por zgjodhi t’i paralajmëroje dhe përjashtojë nga disa funksione.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker