Aktualitet

Shkatërrohet banda e trafikut së kokainës, arrestohen shqiptarë në Belgjikë. 1 prej tyre u plagos rëndë. Sekuestrohen euro, drogë e makina

Shkatërrohet banda e drogës që drejtohej nga shqiptarët në Belgjikë. Mësohet se në kuadër të këtij aksioni u arrestuan 11 persona, mes tyre 9 janë burra dhe 2 gra, ndërsa nuk dihet se sa janë shqiptarë. 

Mediat e huaja raportojnë se një prej të arrestuarve shqiptarë u plagos rëndë, pasi teksa tentoi t’i shpëtonte policisë u hodh nga një lartësi e lartë. Policia ushtroi kontrolle në disa banesa dhe lokale në Grimbergen dhe në Bruksel, ndërsa u sekuestruan 100 mijë euro.

Po ashtu u sekuestruan 20 kg kokainë me një vlerë tregu prej një milion euro si dhe disa makina. Mësohet se ky grup e kishte shtrirë aktivitetin e shitjes së kokainës në Itali si dhe disa vende të tjera të Europës.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker