Aktualitet

Shkoi të merrte bananet, arrestohet punonjësi i “Masabi fruits” në konteinerin e të cilës u gjetën 200 kg drogë

Punonjësi i kompanisë “Massabi fruits”, në konteinerin e të cilës u gjetën dhe u sekuestruan 200 kilogramë kokainë, është vënë në pranga. Mësohet se punonjësi, të cilit ende nuk i është zbardhur identiteti është paraqitur për të shkarkuar konteinerin dhe për të marrë bananet, por pasi është gjetur droga, është vënë në pranga dhe po merret në pyetje.

Nga ana tjetër, në një prononcim për News24, ka folur një nga administratorët e kompanisë, Erion Peti. Ai ka mohuar të ketë lidhje me lëndën narkotike, teksa shton se hetimet vijojnë.

“Po e shikoj, po e shikoj. Nuk e di ça komenti të jap. Unë jam administratori tjetër, Erion Peti. Na njoftuan që kemi kontroll rutinë. Siç e bëjmë çdo javë. Shkoj djali i dajës tim, vetëm kur morëm vesh që është arrestuar. Nuk po kuptojmë asgjë tjetër. Jemi komplet të pambrojtur. Ne jemi 5 vjet që sjellim fruta nga jashtë vendit. S’kemi pasur asnjë lloj problemi, jemi të hapur për çdo gjë, t’i ballafaqohemi ligjit. Nuk po më kërkon Policia, Policia po heton. Jam kot në këtë hetim, s’kam lidhje fare. Asnjëherë, unë për herë konteinerët e mirë skanohen. Nuk më intereson fare, asnjë gjë të kërkoj favore. Unë paguaj tatimet në shtet. Nuk qenka punë këtu, s’di çfarë të them. Jam shumë i irrituar. Ai djali që ka shkuar aty, e ka kërkuar për të qenë prezent. Një pjestar i firmës, Klajdi Xibraku,”- tha Peti.

200 kilogramë kokainë u sekuestruan në një konteiner në Portin e Durrësit kishte për destinacion kompaninë “Masabi fruits” në Kombinat të Tiranës.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker