Vora News

Shkuan për vizitë në Deçan, helmohet ish-kryeministri Hardinaj dhe familja e tij

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur se ai dhe familja e tij ndodheshin në mesin e të helmuarve në Deçan. Haradinaj ka zbuluar për mediat kosovare se ai, bashkë me familjen e motrës së tij Antigonës, janë helmuar në Deçan, por për fat të mirë gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

Ai tha se ka patur simptoma por jo të rënda, ndërsa nipërit e tij po.

Të them të drejtën nuk kam pasur simptoma të mëdha, kam pasur pak por jo të mëdha.  Fëmijët e motrës Antigonës po. Shumë të afërm. Nuk është diçka që shpjegohet si gjendje”, tha ai.

“Është zvogëluar numri i atyre që kërkojnë ndihmë mjekësore që jep shpresë se do të ndërpritet kjo gjendje. Situatë mjaft e çuditshme dhe jo e zakonshme. Sidomos dy ditët e para kanë qenë të rënda. I kam parë njerëzit duke vuajtur e veçanërisht ishte e dhimbshme t’i shohësh fëmijët duke vuajtur”, shtoi ai.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker