Aktualitet

Shkundet” Shqipëria! 3 tërmete të njëpasnjëshme godasin vendin gjatë natës

TIRANË– 3 tërmete kanë goditur vendin tonë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Tërmeti që është ndjerë më shumë, raportohet të ketë qenë me epiqendër Shkodrën, 28 km në veri, ku sipas të dhënave të këtij instituti shkalla e lëkundjes ka qenë me magnitudën 4.

Dy të tjerët, përkatësisht me magnitudë 3.4 dhe 2.1 kanë qenë me epiqendër në Veri-Lindje të Koplikut.

Tërmet u raportua edhe ditën e djeshme në qytetin e Vlorës me magnitudë të njëjtë me tërmetin e Shkodrës sot.

Deri tani, nuk ka informacione për dëme në njerëz apo materiale në zonat ku është ndjerë lëkundjet e tërmetit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker