Aktualitet

Shorti u hodh gabim, dosja e Tahirit në Gjykatën e Lartë nuk do gjykohet nga Sokol Sadushi

Dosjen gjyqësore ndaj ish ministrit të rendshëm Saimir Tahiri do e shqyrtojnë Ilir Panda relator, Sokol Sadushi dhe Ervin Pupe. Po ashtu edhe çështjen e ish drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela. Mediat raportojnë se kjo dosje ishte hedhur gabimisht në short bashkë me 42 çështje të tjera. Kjo pasi e njëjta trupë gjykuese që ka vendosur në dhomë këshillimi kalimin e dosjes për gjykim në Gjykatën e Lartë duhet të vazhdojë edhe procesin gjyqësor.Shorti i hedhur kishtë përcaktuar Sandër Simonin si kryesues të seancës. Por sipas një vendimi të gjykatës të datës 6 qershor është rregulluar gabimi si për dosjen Tahiri ashtu dhe për dosjet e tjera.

Njoftimi i Gjykatës së Lartë më 10 qershor: 

Pas emërimit të 4 gjyqtarëve të rinj në Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë, bazuar në urdhrin e Kancelarit të kësaj Gjykate, të gjitha çështjet penale ende të pashqyrtuara (mbi 5200 çështje ), që kanë patur si relator gjyqtarin e Kolegjit Penal të emëruar në mars të vitit 2020, janë rishortuar me qëllim shpërndarjen e tyre, në mënyrë të barabartë ndërmjet të gjithë gjyqtarëve të këtij Kolegji.

Për shkak të veçorive të natyrës teknike që paraqet përdorimi i sistemit elektronik të menaxhimit të çështjeve, në procesin e rishortimit rezulton të jenë përfshirë gabimisht 43 çështje penale, për të cilat trupi gjykuesi mëparshëm, në dhomë këshillimi, ka vendosur kalimin në seancë gjyqësore ose mospranimin e rekursit, vendime të cilat nuk ishin pasqyruar ende në sistem.

Me qëllim garantimin e parimit të gjykatës së caktuar me ligj, për të gjitha palët pjesëmarrëse në gjykim në Gjykatën e Lartë dhe në respekt të qëndrimit të mbajtur nga mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve, si edhe praktika e kësaj gjykate, për të vijuar shqyrtimin e çështjes në seancë gjyqësore nga i njëjti trup gjykues që e ka shqyrtuar paraprakisht në dhomë këshillimi, është urdhëruar nga Kancelari i Gjykatës së Lartë anulimi pjesërisht i shortit për çështjet penale të sipërcituara. Gjithashtu, janë pasqyruar menjëherë në sistemin elektronik të menaxhimit të çështjeve vendimet që janë marrë në dhomë këshillimi për çështjet penale, si edhe relatori i çështjes konkrete.

***

Saimir Tahiri u dënua me 3.4 vite shërbim prove. Apelimin ish-ministri e paralajmëroi ditën që Gjykata e Krimeve të Rënda dha vendimin në 19 shtator. Dënimi final ishte 3 vite e 4 muaj për shpërdorim detyrë, dënim që është konvertuar me shërbim prove.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker