Aktualitet

Shpërthen bombola e oksigjenit në spitalin COVID në Turqi, humbin jetën 9 pacientë

TURQI- Një tragjedi ka ndodhur në një spital COVID në Gaziantep të Turqisë, ku shpërthimi i një bombole oksigjeni raportohet se i ka marrë jetën 9 pacientëve që po merrnin ndihmë mjekësore.

Shpërthimi ka ndodhur në një spital privat, ndërsa përveç viktimave ka edhe disa të plagosur. Mediat turke raportojnë se pacientët e tjerë që ishin të shtruar në këtë spital, janë transferuar me urgjencë në spitale të tjera dhe ndodhen në kujdesin intesiv.

“14 pacientët e tjerë që ishin në kujdesin intesiv u transferuan në spitale ku po marrin trajtim intesiv. Një hetim ligjor dhe administrativ ka nisur për këtë çështje”-thuhet në reagimin e autoriteteve turke. Deri më tani nuk ka një shkak të qartë pse bombola ka shpërthyer duke iu marrë jetën 9 pacientëve të cilët kanë vdekur për shkak të flakëve.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker