Aktualitet

Shpërthim dhe tym i zi në avionin e “Air France”, pilotët e ulin 14 minuta pas fluturimit

Një avion i linjës Pekin-Paris i “Air France” u detyrua paraditen e sotme që të rikthehej në aeroport pak minuta pas ngritjes për në fluturim. Mediat e huaja raportojnë se avioni “Boeing 777” u rikthye në aeroportin e Pekinit vetëm 14 minuta pas ngritjes pasi pilotët konstatuan një problem teknik në të.

Kompania nuk ka bërë shpjegime të tjera, ndërsa Beijing Daily raorton se në kabinën e pilotëve u dëgjua një shpërthim dhe prej saj filloi të dalë tym i zi.

Për fat të mirë gjithçka u mbyll pa viktima apo të lënduar, ndërsa vijon hetimi për zbulimin e shkakut të këtij problemi.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker