Aktualitet

Shpërthim me lëndë plasëse pranë një biznesi në Lushnjë

Lushnjë- Pas mesnate, në derën e një ambienti në lagjen “Skënder Libohova” të Lushnjes, ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar si lëndë plasëse. Nga shpërthimi është dëmtuar vetëm dera e jashtme.

Sipas policisë ambienti i cili më parë ka shërbyer si dyqan është në pronësi të shtetasit A.A,.

Ndërkohë grupi  hetimor është duke punuar për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Lushnjë/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 03:25, në lagjen “Skënder Libohova” Lushnjë, në derën e jashtme të një ambienti që ka shërbyer më parë si dyqan, në pronësi të shtetasit A. A., ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse.

Për pasojë është dëmtuar vetëm dera (qepeni) i këtij ambienti.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimim dhe kapjen e autorëve.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker