Aktualitet

Shpërthim në një minierë në Bulqizë. Një minator niset me helikopter drejt Tiranës

Një minator është palgosur ditën e sotme pasi ka shpërthyer një minierë në Bulqizë. 

Mësohet se 36-vjeçari është nisur menjëherë me helikopter drejt Tiranës, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij, e as rrethanat e ngjarjes.

Kjo ngjarje është e përsëritur, teksa ende nuk ka kaluar një muaj që nga plagosja e dy minatorëve të tjerë. Ata u asfiksuan paraditen e 11 majit për shkak të rrjedhjes së gazit nga një gjenerator. Njëri prej minatorëve ishte duke salduar vagonat me gjenerator, kur gazi ka nisur të rrjedhë. Ai u asfiksua  dhe në ndihmë i kanë shkuar edhe 2 kolegët e tij të cilët kanë shpëtuar pa lëndime të shumta. Saldatori 45-vjeçar Shyqyri Elezi u transportua  transportua drejt spitalit të Traumës në Tiranë. 

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker