Rajoni - Bota
Shpërthimi në Turqi, kryebashkiaku i Stambollit: Të paktën 4 viktima dhe 38 të plagosur!

Një shpërthim ka ndodhur ditën e sotme në rrugën Beyoğlu Istiklal në Stamboll, Turqi.
Autoritetet e Ankarasë nuk e përjashtojnë pistën e një sulmi terrorist.
Në zonë raportohet për forca të shtura policore dhe ekipe mjekësore, ndërkohë që raportohet për të plagosur dhe të viktima.
Guvernatori i Stambollit Ali Yerlikaya në një deklaratë në rrjetet sociale ka sqaruar se të paktën 5 persona kanë humbur jetën nga shpërthimi dhe se 38 persona janë plagosur.
Rruga ishte e mbushur me njerëz, pasi është një rrugë e frekuentuar nga turistët dhe vendasit, e rrethuar nga dyqane dhe restorante.
