Aktualitet

Shqipëri-SHBA, marrëveshje të re ekstradimi pas 87 vitesh

Ministrja e Drejtësisë në Shqipëri, Etilda Gjonaj dhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, kanë firmosur marrëveshjen e re të ekstradimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila zëvendëson traktatin e vitit 1933 të nënshkruar nga Faik Konica.

Me marrëveshjen e re pas 87 vitesh, përditësohen kategoritë e veprave penale për të cilat mund të kërkohet ekstradimi nga palët respektive.

Në këtë listë, do të përfshihen edhe veprat penale me karakter financiar, tatimor dhe doganor, korrupsionin, veprat mjedisore, veprat në fushën informatike e çdo vepër që dënohet me heqje të lirisë për një periudhë maksimale prej më shumë se një  viti ose për një dënim më të rëndë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker