Aktualitet

Shtrëngata shiu me rrufe, mësoni si do të jetë moti këtë fillim nëntori

Po afrohemi drejt fundit të vjeshtës e do të përjetojmë tiparet e saj të theksuara.

Që prej mbrëmjes së të hënës e deri në mesditën e së martës një sistem frontal do të përshkojë vendin duke sjellë me vete reshje shiu e rrebeshe në pjesën perëndimore e atë bregdetare. Përkohësisht me shkarkesa elektrike.  Më tej në vend do të ketë kryesisht vranësira e kthjellime por në veriperëndim e veri të vendit hera herës do të rikthehen shtrëngatat e shiut me rrufe të izoluara.

Gjatë kalimit të frontit dhe gjatë së enjtes parashikohet erë kryesisht jugore e cila do të jetë e vrullshme me rrahje përgjatë vijës bregdetare e në momentet me shtrëngata. Kjo do të sjellë det të trazuar të forcës 5 dhe 6 ballë.

Temperaturat do të ndikohen kryesisht nga era e ngrohtë jugore si më poshtë.

Screenshot 1

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker