Aktualitet

Si do të shmanget shit-blerja e votës?” Celibashi për DW: Nuk do të tolerojmë asnjë rast!

Tiranë- Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi ka folur për DW mbi garancitë që jep reforma zgjedhore për zgjedhjet e 25 prillit 2021, që votimet të jenë të lira dhe të ndershme dhe Parlamenti i ri të jetë i dekriminalizuar.

pyetur mbi çështjen e shit-blerjeve të votës, një fenomen i njohur për zgjedhjet në vendin tonë, Celibashi u shpreh se nuk do të tolerohen raste të tilla, por edhe shtimi i sanksioneve penale do të reduktojë këtë fenomen në zgjedhjet e 25 prillit. 

“Përqasja jonë për këtë çështje është në radhë të parë zbatimi korrekt i Kodit Zgjedhor. Realizimi me sukses i projektit të identifikimit biometrik të zgjedhësve është një avantazh për administratën zgjedhore për të shmagur shit – blerjen e votës. Sanksionet e shtuara penale dhe ato administrative në rast të verifikimit të shit-blerjes së votës janë elementë që ofrojnë më shumë garanci, që kjo dukuri të mos përsëritet. Nuk është realiste nëse do t’ju them që do të shmanget tërësisht, pasi është një dukuri, që në forma të tjera, jo si në Shqipëri ndodh edhe në vendet me demokraci të konsoliduara dhe me procese zgjedhore të konsoliduara në kuptimin e standardeve. Shpresojmë, që me ndryshimet që përmenda në Kodin Zgjedhor shit- blerja e votave të reduktohet maksimalisht. Përveç kësaj Komisioni Qendror i Zgjedgjeve (KQZ), do të angazhohet në një fushatë edukuese për zgjedhësit, si asnjëherë më parë, që fillon më 08 shkurt dhe do të zgjasë deri në 15 prill, lidhur me listat e zgjedhësve dhe dokumentat e identifikimit, me veprat penale në fushën e zgjedhjeve që lidhen me shit -blerjen, funancimet e paligjshme shpërrdorimet e fondeve publike etj. dhe në fund me mënyrat sesi do të votohet.”- u shpreh ai.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker